
Mesfushori Wilfried Ndidi do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për edicionin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se Barcelona ka siguruar tashmë shërbimet e nigerianit 26-vjeçar.
Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare muajin e ardhshëm. Ndidi është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Barcelona, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë.
Ai prej vitit 2017 është pjesë e Leicester Cityt dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni me klubin anglez që bën gara në kategorinë e dytë.
Ndidi këtë edicion ka 3 gola e 5 asistime në 18 ndeshje për Leicesterin, ndërsa për t’iu bashkuar Barcelonës ka refuzuar ofertat nga Tottenhami e Sevilla.