Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

NJSI nesër në protestë, i bashkohen edhe njësitet tjera të Policisë

Gazeta10
08 December 2023 - 17:58

Pjesëtarët e Njësitit Speciale Intervenuese dhe departamenteve tjera të Policisë nesër do të mbajnë protestë.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 para objektit të Qeverisë.

Pjesëtarë e saj kishin shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë para disa javësh.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.