Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e policit, Sveçla: Do ta kujtojmë si të përkushtuar e angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti

Gazeta10
10 December 2023 - 19:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së policit Rexhep Sejdiu gjatë kohës sa ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur ngushëllime për vdekjen e policit duke thënë se ai ishte i përkushtuar e i angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti, veçanërisht viteve të fundit në veri.

“Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla tutje ka thënë se polici i vdekur sot para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje.

Postimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.