Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhaferi: Është e mundur që shqiptarët një ditë ta kenë edhe postin e presidentit

Gazeta10
12 December 2023 - 9:31

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i nominuari për kryeministër të këtij shteti, Talat Xhaferi ka thënë se pret që Kuvendi ta votojë për kryeministër.

Kjo në mënyrë që të zbatohet marrëveshja mes partive politike që 100 ditshi i fundit i qeverisjes para zgjedhjeve në vend t`i takoj faktorit politik shqiptar.

Xhaferi tha se me këtë është thyer tabuja e politikave etnike në Maqedoni dhe se është e mundur që shqiptarët një ditë ta kenë edhe postin e presidentit.

“Nën përkujdesje të faktorit ndërkombëtar është monitoruar marrëveshja e Prozhinos e cila u transformua në ndryshime ligjore dhe u sanksionua me ligjin për qeverinë e cila parasheh së që nga zgjedhjet e 2016 qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, 100 ditë para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike. Pra besoj shumë që ky vendim të votohet në kuvend, sepse është vendim ligjor”, tha Xhaferi në RTK.

Duke folur rreth mundësisë së kundërshtimit të partive të tjera në Maqedoni që të votohet, ai si kryeministër, Xhaferi thotë se nuk beson që do të dilet nga korniza ligjore, sepse zgjedhjet janë të rregullta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.