Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kiara i kundërpërgjigjet ndjekëses për Luizin: “E ke hedhur shumë poshtë sa ishit në Big Brother”

Gazeta10
12 December 2023 - 11:29

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u njohën në Big Brother VIP Albania 2, gjersa tashmë janë të martuar dhe po presin një fëmijë.

Ajo së fundmi ka publikuar një koment që ka marrë nga një ndjekëse në Instagram, e që ka të bëjë pikërisht me lidhjen e tyre.

“Për këtë arsye gjithmonë do ta kesh një pjesë të puzle-s mangu te Luizi se shumë poshtë e ke hedhur brenda asaj shtëpie me mijëra herë. Te publiku po e po se ne kemi parë çdo gjë kemi parë edhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, ka qenë mesazhi që mori ajo.

Tito nuk hezitoi të përgjigjej, teksa theksoi: “Sikur inati i tyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte më e mirë. Po ndërkohë, harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjete sociale, sa gjynah”.

Prezantuesja mes tjerash shtoi: “Ah nuk të shkon asgjë, po fytyrën e gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit apo kamerës, e ke problem ti për Zotin s’bëhesh se s’bëhesh”. Ata konfirmuan se po bëhen prindër të një vajze.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.