Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria shpërblen pensionistët dhe fëmijët me nga 100 euro për fundvit

Gazeta10
13 December 2023 - 11:06

Të gjithë pensionistët do të përfitojnë 100 euro shtesë për fundvit. Qeveria e Kosovës ka propozuar vendimin, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, tha kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Kurti tha se shtesa do të jetë e njëhershme.

“Për të gjithë pension marrësit për këtë fundvit do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përmes pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.Për detaje rreth ekzekutimit të shtesave nga 100 euro do të njoftojë së shpejti Ministria e Financave.

Po ashtu nga 100 euro do të përfitojnë edhe fëmijët.

Kurti thotë se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”.“Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.