Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Turqi, arrestohet presidenti i klubit që e grushtoi arbitrin

Gazeta10
13 Dhjetor 2023 - 12:20

Presidenti i skuadrës turke Ankaragucu, Faruk Koca, u arrestua mbrëmë pasi që grushtoi arbitrin në fytyrë në fund të një ndeshje, ndërsa arbitri i tha më pas policisë se Koca e kishte kërcënuar atë me vdekje.

Arrestimi erdhi pas një shpërthimi të dhunës në ndeshjen e Ankaragucus kundër Rizespor në Superligën e Turqisë të hënën mbrëma, raporton KosovaPress.

Arbitri, Halil Umut Meler, i cili gjithashtu u godit edhe sa ishte i shtrirë në fushë, tha se Koca e ka kërcënuar atë dhe kolegët e tij bëri të ditur agjencia e lajmeve turke, Anadolu.


“Faruk Koca më goditi mua në syrin e majtë, unë rashë në tokë. Sa isha i shtrirë, njerëz të tjerë më goditën në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit shumë herë”, tha Meler.

“Koca më tha mua dhe kolegëve të mi ‘ju jeni të mbaruar’. Duke mu drejtuar mua, ai tha që do të më vras”, shtoi më tej Meler.

Federata Turke e Futbollit (TFF) tha se kishte pezulluar të gjitha ligat pas incidentit të turpshëm në Ankara.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc tha se Koca dhe dy të tjerë u arrestuan zyrtarisht për plagosje të një zyrtari publik, pasi prokurorët morën deklarata prej tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.