Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, katër të lënduar – dy në gjendje kritike

Gazeta10
13 December 2023 - 19:56

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Komoran të Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dy prej tyre janë në gjendje kritike dhe tashmë po trajtohen në spital.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Trafikut Rajonal.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitë përkatëse, ndërkohë që rruga është liruar për qarkullim.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.