Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kërstiq: Osmani ka dëshirë ta veshë uniformën ushtarake dhe t’i udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë

Gazeta10
13 December 2023 - 21:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel ka paralajmëuar se Serbia është duke përgatitur sulm ndaj Kosovës.

Duke e komentuar këtë deklaratë të presidentes Osmani, gazetari serb në veri të Kosovës, Branislav Kërstiq ka thënë se një sulm i tillë nuk ka gjasa të ndodh.

Sipas tij, brenda komunitetit serb në veri nuk ekziston asnjë mobilizim e as një rezistencë për sulm të mundshëm ndaj Kosovës, raporton gazeta10.

“Brenda krejt deklaratës pak duket jamë duke e lexuar edhe një dëshirë e mundshme qe presidentja jonë e ka dëshirën shumë serioze qe ta vesh uniformën ushtarake dhe t’i udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë”, ka thënë Kërstiq në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.

Ai ka paralajmëruar se nëse ndodh që Serbia e sulmon Kosovën, atëherë Serbia vjen në një pozitë ku mund t’i shoh aeroplanët e NATO-s njëherë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.