Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kjo është gruaja nga Podujeva e cila dyshohet se bëri vetëvrasje (FOTO)

Gazeta10
15 December 2023 - 14:48

Një grua nga Batllava e Podujevës dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes ndërsa më të pranuar informatën, njësitet përkatëse të policisë dhe autoambulanca i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.

IndeksOnline ka mësuar se gruaja e vdekur është 39-vjeçarja, Valbona Tashefci- Maliqi. Familjarët kanë njoftuar për vdekjen e saj ndërsa varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e lagjes Retkoceri në Batllavë.

Njësitë policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë informacionet e para nga disa dëshmitarë, teksa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.