
Komentatori politik Blerim Gashi dhe deputeti i PDK-së Ardian Kastrati janë përplasur edhe për ndarjet buxhetore që ka bërë Qeveria për Komunat.
Ata në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, kanë debatuar për buxhetin e vitit 2024.
Përderisa, deputeti Kastrati ka thënë se Qeveria ka favorizuar me buxhet katër Komunat që udhëhiqen nga VV-ja, Gashi i është kundërpërgjigjur duke thënë se Komunat që kanë fituar më shumë buxhet kanë pasur projekte më të mira
“Shko fol me Shtimen që po dinë me bë projekte më mirë, çka po të vjen inati”, ka thënë Gashi.
Më pas Kastrati këmbëngul se Komunat që nuk udhëhiqen nga VV-ja janë diskriminuar.
Por, Gashi ka insistuar se s’ka më ndarje të buxhetit pa kritere.
“S’ka më me dhanë pare – xhanarski, ‘pa konkuru’”, ka thënë Gashi. /GAZETA10/