Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Mezi po marrë frymë”, Donika këndon live këngën e fundit të babait të saj, Luan Hajrës

Gazeta10
19 December 2023 - 23:58

Këngëtarja e muzikë popullore Donika Hajra, vajza e tretë e këngëtarit të mirënjohur Luan Hajra, bashkë me bashkëshortin e saj, Selim Llumnica janë të ftuar në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmeti në Kanal10.

Donika ka rrëfyer një moment emocionues për babin e saj.

Ajo ka treguar se Luani kishte përgaditur një këngë në kohën e pandemise, por nuk arriti ta lansojë, pasi ndërrojë jetë.

Kënga titullohet “Mezi po marrë frymë” dhe është kënduar live nga Donika.

“Pak është emocionuese, sepse kur përfundoi krejt kënga, pas vdekjes së babit kam shkuar te varri dhe e kam lëshuar ta dëgjojë”, ka rrëfyer ajo.

Donika më pas ka ka rrëfyer arsyen se pse nuk arriti babai i saj ta lansojë këngë sa ishte në jetë.

 “Unë kisha me kënduar një këngë që më ka mbet peng. E ka kënduar (Luan) në studio kohën e fundi, pak para se me ndërruar jetë, dhe nuk arriti me lansuar në publik, ngase kishte qejf me marrë pjesë të tri vajzat në këngën e tij. Kështu që pandemia na pamundësojë me qenë të triat bashkë”, ka thënë ajo. /GAZETA10/

Donika Hajrës duke kënduar live këngën e babait të saj, Luan Hajrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.