
Këngëtarja e muzikë popullore Donika Hajra, vajza e tretë e këngëtarit të mirënjohur Luan Hajra, bashkë me bashkëshortin e saj, Selim Llumnica janë të ftuar në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmeti në Kanal10.
Donika ka folur për fillet e saj në muzikë.
“Kam mbaru Shkollën e Ulët të Muzikës për të vazhdua Shkollën e Mesme, Fakultetin, Masterin dhe folklorin muzikor”, ka thënë ajo
Donika është pyetur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj.
“Taksirat”, është përgjigjur ajo duke buzëqeshur.
Më pas, Lluminca ka njoftuar se ku është takuar për herë të parë me Donikën.
“Me Donikën jemi taku për herë të parë në Shoqërinë Kulturore “Bajram Curri”, aty na lindi dashuria”, tha Llumnica. /GAZETA10/