Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulm me armë zjarri në një universitet në Pragë, raportohet për të vdekur

Gazeta10
21 December 2023 - 16:36

Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.

Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Tëitter se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.