Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi tragjik në Pragë, publikohen mesazhet e sulmuesit para aktit kriminal

Gazeta10
21 December 2023 - 18:30

Janë publikuar mesazhet e fundit që sulmuesi kishte shkruar në rrjete sociale para se t’i vrasë 15 qytetarë në qendër të Pragës.

Siç raportohet nga mediet ndërkombëtare sulmuesi ishte student i fakultetit të arteve në Universitetin Charles në Pragë.

Trupi i pajetë i sulmuesit ishte gjetur brenda fakultetit. Policia ka konfirmuar se 15 persona u vranë dhe 24 u lënduan në sulm, ndërsa shton se sulmuesi është inspiruar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit.

Policia ka thënë se sulmuesi ishte një 24-vjeçar nga një fshat 21 kilometra nga Praga. Policia ka thënë se babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët sot.

Ky sulm nga Policia nuk është lidhur me terrorizëm ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.