Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes aktivisti i njohur i Vetëvendosjes, dyshohet për vetëvrasje

Gazeta10
21 December 2023 - 20:43

Një rast i trishtë ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një 32-vjeçar. I riu Arlind Shala, humbi jetën tragjikisht dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku i riu u gjet i varur.

Për motive akoma të panjohura, Shala dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Për vdekjen e Arlindit ka shkruar edhe Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje. Vraniqi ka shkruar se Arlindi ka qenë ndër aktivistet me të dalluar, me ç’rast i ka ngushëlluar familjarët, miqët dhe aktivistët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.