Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Elmas drejt Leipzigut

Gazeta10
22 December 2023 - 16:06

Emil Forsberg pritet të largohet së shpejti nga skuadra e Leipzigut, që tashmë e ka gjetur pasuesin e tij.

Eljif Elmas do të jetë transferimi që do ta zërë vendin e mesfushorit suedez.

“Sky Sport” i Gjermanisë ka shkruar të premten se skuadra e Bundesligës gjermane do të paguajë rreth 23 milionë euro për të siguruar shërbimet e Elmasit.

Po ashtu është raportuar se marrëveshja është arritur, dhe Elmas do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

Ai pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit gjerman më 2 janar, pasi të përfundohen testet mjekësore.

Elmas ka dy gola të shënuar në edicionin aktual, ndërsa ka zhvilluar 16-të paraqitje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.