
Jusuf Azemi ka treguar se pas një proteste të organizuar në Prishtinë, ishte fyer e sharë nga një person.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, shtoi se personi në fjalë i kishte thënë atij se e kishte për detyrë ta fyente atë, shkruan Gazeta10.
‘Ne i kemi ato sulme por, s’i qesim jashtë. E bëra një protestë edhe dule njani po më shanë me nanën e me babë e me të gjithë. Unë i thash: Për që më fyen mua s’ka problem, por ti po e fyen gjakun tëndë sepse ai ishte kusheri i nënës time, dhe me tha më fal por unë këtë e kam për detyrë. Realisht, djali im sot më tha, po fyen njerëzit, i thash njerëzit i kanë fyer edhe Hashim Thaçin e Ibrahim Rugovën”, ka treguar Azemi në Prime Time. /Gazeta10