
Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Zëdhënësi i Policisë Rajonalë të Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazeta10 se njësitet policore vazhdojnë të jenë në vendit e ngjarjes.
Sipas Gashit, rasti ende nuk dihet si ka ndodhur, mirëpo nga informatat e fundit çifti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, e jo nga bombola e gazit.
“Ende nuk dihen rrethanat e sakta, mirëpo nuk ka të bëjë me bombolë të gazit. Vdekja dyshohet se ka ndodhur si shkak i rrymës, por duhet të presim ende”, tha ai për gazeta10.