Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri i AAK-së : Qytetarët  paguajnë fatura njëjtë sa shpenzimet që paguajnë qytetarët e Belgjikës e Luksemburgut

Gazeta10
26 December 2023 - 14:19

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se qytetarët e Kosovës janë duke paguar fatura të energjisë të barabarta me ato që i paguajnë shtetasit e Belgjikës e Luksemburgut.

Ai tha se kjo është një situatë alarmante, teksa shtoi se faturat mesatare të familjeve me pak anëtar di të jenë 250 deri në 300 euro.

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.