
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit trë Gjykatës Kushtetese duke e cilësuar Qeverinë të dobët, që po e shkel kronikisht Kushtetutën.
Sipas Gashit, pushtetarët aktualë janë të dobët, që po e luajnë të fortin.
“Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, ku i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë: