Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambulanca përplaset me një autobus fëmijësh në Itali, 4 të vdekur

Gazeta10
27 December 2023 - 20:13

Katër persona që ndodheshin në një ambulancë kanë humbur jetën sot pasi mjeti goditi një autobus fëmijësh dhe mori flakë në një tunel pranë qytetit të Urbinos, në rajonin italian të Marche.

Tre ndihmës dhe pacienti që po transportonin në spital kanë humbur jetën, raporton Ansa.

Një helikopter u dërgua nga spitali në Ankona, kryeqendra e rajonit Marche, por mbërriti shumë vonë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.

Fëmijët në autobus nga pjesa jugore e atij rajoni nuk kanë pësuar lëndime në aksident, raporton Ansa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.