Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdekja e 34 vjeçare në hotelin në Prishtinë, flet prokurori i rastit

Gazeta10
28 December 2023 - 16:58

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një 34-vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur te një hotel në fshatin Suhadoll në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka thënë se lidhur me rastin ka dyshime për vetëvrasje.

“Ka dyshime për vetëvrasje, s’mundem të them më shumë pa u kryer hetimet”, tha Hamiti.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj tha se trupi i 34-vjeçares është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po hetohet në koordinim me Policinë.

“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me këtë rast, i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim më policinë”, tha Ulaj.

Raportohet se i dashuri i saj në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje mes çiftit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.