Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ekitike do të huazohet te Palace

Gazeta10
29 December 2023 - 13:16

Sulmuesi Hugo Ekitike pritet të jetë përforcimi i parë i Crystal Palacet në afatin kalimtar të janarit. “L’Equipe” ka bërë të ditur të premten se ekipi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për shërbimet e 21-vjeçarit.

Ekitike do të huazohet për gjashtë muaj te Crystal Palace, ekip që do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë për 20 milionë euro. Ekitike këtë edicion nuk ka pasur fare hapësirë te Parisi dhe ka kërkuar largimin nga ekipi francez në afatin kalimtar të janarit.

Ai ka vetëm tetë minuta lojë në kampionat, ndërsa Parisit iu bashkua vitin e shkuar nga skuadra e Reimsit. Ekitike ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me PSG-në.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.