Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Luizi nuk do jetë opinionisti i “Big Brother VIP”? Zbulohen dy emrat që do jenë analistët e edicionit të tretë

Gazeta10
31 December 2023 - 10:11

Prej kohësh në rrjet kanë qarkuluar lajme se Luiz Ejlli do të jetë opinionisti i “Big Brother Vip 3”, megjthatë së fundmi janë zbuluar dy personazhet e njohura VIP që do të analizojnë konkurentët e këtij spektakli.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Bleona Qereti dhe Arbër Hajdarin, ndonëse ky i fundit sezonin e kaluar tha që nuk do të rikthehet më.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Andri Vrapi teksa së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ndërsa tregoi se do të ishte e pamundur që një banorë i “BBV 2” të ishte opinionist i treshit.

“Luizi është e pamundur që dikush i dyshit të kthehet si opinisonist i treshit do të jetë aspak si e padrejtë. Unë kam dëgjuar se është sërish Arbër Hajdari, por u çudita shumë pasi Arbëri u betua në fund të dyshit që nuk do ta bënte, por nuk është çudi që Arbëri të kthehet. Kam dëgjuar të madhen ikoniken Bleona Qeretin. Të gjithë njerëzit menduan që Bleona do futej brenda në ‘Big Brother’ si konkurente, por përgënjeshtroi lajmin si konkurente. Po të lexosh lajmin e saj ajo ka mohuar se do të kthehet si konkurente por jo si opinioniste”– tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.