
Mbrojtësi i krahut të majtë, Leonardo Spinazzola po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Romës. Spinazzola do të largohet nga skuadra e Romës këtë verë kur edhe i skadon kontrata me ekipin nga kryeqyteti italian.
Largimin e tij nga Roma e ka konfirmuar edhe agjenti Davide Lippi, i cili ka bërë të ditur se Spinazzola përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës me Romën. Madje, ai ka paralajmëruar se klienti i tij ka gjasa të largohet nga Roma edhe gjatë këtij muaji, varësisht prej asaj se çfarë vendimi merr klubi italian.
30-vjeçari ka 16 paraqitje për Romën këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë. Spinazzola është pjesë e Romës prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Juventusi.