Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klerikët fetarë bashkohen për UÇK-në, shkojnë në Hagë për t’i vizituar çlirimtarët 

Gazeta10
09 September 2022 - 19:07

Krerët e UÇK-së nesër do të kenë mysafirë shumë të veçantë. Në Hagë tashmë ka arritur një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.  

“Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, gjenden tashmë në Hagë. Ata do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.  

Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.