
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjeviq, ka qëndruar në Kosovë, ku bashkë me homologun e tij, Armend Mehaj kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Pasi e priti në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Mehaj tha se nga Konjeviq ka marrë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton Kanal10.
Raporti: Arteida Molliqaj
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic në Kosovë.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kërkoi nga Mali i Zi mbështetje në procesin e anëtarësimit në NATO, derisa u shpreh se siguria mes shteteve të rajonit është jetike për Ballkanin.
Ndërkaq, të rëndësishëm bashkëpunimin mes të dyja vendeve e ka cilësuar edhe ministri malazez, Rashko Konjevic, derisa i njëjti i ka ofruar mbështetje Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Bashkëpunimi mes dy shteteve do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale sa i përket kuadrove akademike e deri te angazhimi në mbështetje reciproke me kapacitete operacionale në rast të emergjencave./Gazeta10