
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar punën e Qeverisë Haradinaj 1 dhe 2.
Limaj në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se Qeverisja e fundit e Haradinajt karakterizohet me promovimin e prodhimeve vendore.
“Mandati i parë i Qeverisë Haradinaj nuk mund të llogaritet pasi që ka qenë në një periudhë të shkurtë 2-3 mujore, pas aktakuzës në Hagë.
Mandati i dytë ka qenë më një shumicë të vogël të qeverisë. Veçohet për promovimin e prodhimit vendor, në veçanti industrinë e drurit dhe prodhimtarinë bujqësore”, ka thënë ai. /GAZETA10/