Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: 11 milionë eurot e Qeverisë për rrymën shkojnë tek KEDS-i, jo tek familjet

Gazeta10
10 January 2024 - 13:55

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 11 milionë eurot e ndara nga Qeveria për rrymën nuk shkojnë tek familjet, por tek buxheti i KEDS-it.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta10.

“Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike”, thuhet në postimin e ish-kryeministrit.

Sipas tij, kjo nuk është politik pasi paratë nuk qëndrojnë tek familjet.

“Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve”, ka shkruar Hoti.

Ai ka sugjeruar se ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast.

“Pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, ka shkruar në postimin e tij ish kryeministri Hoti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.