
Mbrojtësi Andreas Christensen do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të këtij muaji. “Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona po shqyrton ofertat për danezin, i cili pritet të transferohet në Angli, pasi shumë skuadra angleze kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Barcelona po kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë 27-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Christensen iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 si lojtar i lirë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Borussia Moenchengladbachu. Këtë edicion ai ka 20 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, ku ka kontribuar me një asistim.