Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Milani në kërkim të Ibrahimovicit shqiptar

Gazeta10
10 January 2024 - 17:47

Gazetari gjerman, Florian Plettenberg thotë se Milani dhe Sportingu vazhdimisht janë duke e konsideruar transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic.

Ibrahimovic është në listën e të dëshiruarve të Milanit dhe Sportingut, e së fundmi kësaj gare i është bashkuar edhe Eintracht Frankfurti.

Aktualisht, Ibrahimovic është në huazim te skuadra italiane, Frosinone nga Bayern Munichu.

Frosinone dëshiron që të aktivizojë opsionin për ta blerë Ibrahimovicin në formë të përhershme gjatë javëve në vazhdim, për një shumë afro 3.5 milionë euro.

Ndërkaq, Bayerni ka përfshirë opsionin për ta blerë sërish yllin me prejardhje nga Kosova gjatë verës për 11 milionë euro. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.