Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jadon Sancho rikthehet te Dortmundi

Gazeta10
10 January 2024 - 17:57

Pas një aventure jo të mirë te Manchester United, Jadon Sancho është rikthyer në futbollin gjerman.

Sulmuesi anglez është rikthyer te Borussia Dortmund, skuadër në të cilën kishte shkëlqimin më të madh në karrierë.

Sancho rikthehet te Dortmundi në formë huazimi, por ekipin gjerman nuk e ka mundësinë që ta blejë kartonin e plotë të lojtarit në fund të sezonit.

23-vjeçari ishte pjesë e Dortmundit gjatë viteve 2017-2021, për të kaluar më pas të “Djajtë e Kuq” për shumën e 85 milionë eurove.

Mirëpo aventura e tij në “Old Trafford” nuk shkoi sipas planeve, pasi ai ka disa kohë që nuk është aktivizuar në radhët e Unitedit për shkak të disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Erik Ten Hag.

Në periudhën e parë te Dortmundi, Sancho ka zhvilluar 137 paraqitje, prej të cilave kishte shënuar 50 gola dhe 64 asistime.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2026, por mbetet të shihet nëse ai do vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre pas verës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.