Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Inter pritet të transferojë bomberin e ri

Gazeta10
12 January 2024 - 10:23

Me afrimin e Tajon Buchanan, Interi ka kompletuar krahun e djathtë të mesfushës, teksa kanadezi ka impresionuar Inzaghin me përgatitjen e tij atletike gjatë seancave të para stërvitore.

Buchanan pritet të grumbullohet që në ndeshjen me Monzën, aty ku mund të bëjë edhe debutimin zyrtar në Serinë A, duke luajtur qoftë edhe disa minuta.

Ndërkohë Ausilio dhe Marotta po studiojnë mundësinë e afrimit edhe të një sulmuesi në merkaton e janarit, duke qenë se Arnautovic dhe Sanchez kanë treguar se janë shumë larg nivelit të dyshes titullare Lautaro-Thuram.

Emri në krye të listës është Mehdi Taremi, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit me Porton. Për ta marrë që në janar iranianin, Interi do të duhet të paguajë një shifër prej 5-6 milionë eurosh, të cilën momentalisht presidenti Zhang nuk e ka aprovuar.

Megjithatë zikaltrit shpresojnë që të sigurojnë vetë paratë, nëpërmjet shitjes së Sensit, që duket se do të transferohet te Leicester për 2.5 milionë euro dhe të ardhurave nga Superkupa e Italisë, që mund të shkojnë deri në 8 milionë euro nëse arrijnë të fitojnë trofeun.

Gjithashtu për të ulur buxhetin e pagave, po mendohet edhe largimi i Sanchez, që ka oferta nga Arabia Saudite, megjithatë vetë sulmuesi kilen nuk duket ende i bindur të pranojë transferimin në janar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.