
Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e sulmuesit të ri të Brightonit, Evan Ferguson ka njoftuar “The Sun” të premten.
Bëhet e ditur se Chelsea po synon t’i sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit gjatë këtij muaji dhe tashmë ka nisur negociatat me Brightonin.
Ferguson ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.
Ai në verën e vitit 2022 është promovuar në ekipin e parë të Brightonit, ndërsa këtë edicion ka treguar paraqitje të mira.
Në 18 ndeshje të luajtura në Premier League, Ferguson ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim. Ferguson ka edhe tetë paraqitje dhe tre gola të shënuar me Përfaqësuesen e Irlandës.