
Analisti Halil Matoshi ka thënë se Kosova rrezikohet nga radikalizmi fetar dhe popullizmi.
Në emisionin Gallatë me Arben Ahmetin, sipas Matoshit ka shenja se është dëmtuar imazhi i Kosovës nga radikalizmi fetar, raporton gazeta10.
“Ne tashmë kemi edhe indikacioni se është dëmtuar imazhi i popullit të Kosovës nga radikalizmi fetar. Radikalizmi është njëshi dhe popullizmi pas tij”, tha Matoshi.
Tutje ai u pyet se sa është rrezik që Albin Kurti të bëhet autokrat derisa Matoshi mohoj një gjë të tillë.
“Jo nuk është. Albin Kurti është i vetdijshëm për gjeografinë, mendësinë, konstilacionin politik dhe diplomatik në të cilin ai funksionon”, tha Matoshi./Gazeta10/