Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Lori Hoxha mesazh për Arbana Osmanin: Të dyja nuk e kemi nevojën e njëra-tjetrës

Gazeta10
13 January 2024 - 19:46

Sonte (e shtunë) do të fillojë edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

Në krye të këtij formati të dashur nga publiku do të jetë Ledion Liço, i cili kthehet në ekran për të përshëndetur fillimin e edicionit të ri si prezantues i këtij show televiziv.

Për disa vite me radhë, Arbana Osmani ka qenë fytyra e njohur si moderatorja e këtij reality show, por sot ajo i ka lënë vendin mikut të saj të vjetër, Ledionit. Në pritje të spektaklit të së mbrëmjes, Arbana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh plot ndjenjë dhe përkushtim, në të cilin shpreh falënderime dhe urime për ato që mezi presin të nisin udhëtimin e tyre të ri në BB VIP.

Arbana shkruan me një zë të mbushur me mirënjohje: “Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen. Shume suksese sonte mikut tim te vjeter Ledion Liço dhe gocave te mia, ju shkëlqeni si gjithmonë. E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.