Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Ligt drejt largimit nga Bayern Munich

Gazeta10
16 January 2024 - 15:55

Mbrojtësi i Holandës, Mattijs de Ligt po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Bayern Munichut. “Sky Sport Germany” raporton të martën se De Ligt do të largohet në verë nga klubi bavarez.

Mësohet se De Ligt ka kërkuar largimin nga Bayerni, ekip që ka marrë vendim për ta nxjerr në shitje holandezin.

Mësohet se 24-vjeçari nuk është i kënaqur te Bayerni dhe po synon transferimin në Premier League, ku tashmë interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Manchester Unitedi.

Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2022, ndërsa këtë edicion ka 12 paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat.

De Ligt ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027 kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.