Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli synon transferimin e Chalobah

Gazeta10
16 January 2024 - 16:45

Trevoh Chalobah shpesh është lidhur me një kalim në Serie A dhe tani Napoli i ka vënë sytë në qendërmbrojtësin e Chelseat.

Ai është vlerësuar vazhdimisht si një objektiv për një numër klubesh italiane viteve të fundit, duke përfshirë Interin, Milanin dhe së fundmi Romën.

Në verë, reprezentuesi anglez u duk se hapi derën për një lëvizje drejt Serie A në të ardhmen.

Chalobah nuk ka luajtur asnjë minutë për Chelsean këtë sezon, duke munguar më shumë se katër muaj për shkak të një dëmtimi në kofshë. Pavarësisht një kontrate që zgjat deri në qershor të vitit 2028, ai nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Mauricio Pochettino.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Napoli është i interesuar të marrë 24-vjeçari këtë muaj në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e Walter Mazzarrit. Klubi është i shqetësuar për pozicionin e tyre në tabelën e Serie A dhe po punon për të forcuar skuadrën për t’iu kthyer rezultateve pozitive.

Trevoh Chalobah ka bërë gjithsej 63 paraqitje për Chelsean që nga hyrja në ekipin e parë në vitin 2021, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë një asistim. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.