Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

500 euro për çdo lindje në maternitetin e QKMF-së në Rahovec

Gazeta10
16 January 2024 - 18:59

Komuna e Rahovecit do ta subvencionojë me 500 euro çdo grua që lindë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”. Derisa kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë me dije se të martën është ndarë shuma e parë për lindjen e parë që është bërë pas këtij vendimi.

Një vendim i ri ka hyrë në fuqi nga janari në Komunën e Rahovecit, e që ka të bëjë me lindjen e foshnjave, raporton Kanal10.

“Çdo foshnje që lind në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” do të ketë nga 500 euro sipas vendimit të ri të Komunës së Rahovecit.

Këtë vendim e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Kryetari ka theksuar se me këtë vendim synohet t’i jepet një mbështetje nënave lehona.

Derisa të martën është ndarë shuma e parë për një nënë dhe fëmijë të posalindur.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, Elbunit Kryeziu, ka thënë se një vendim i tillë është mjaft i qëlluar.

Përveç kësaj shume, Kryeziu thekson se kushtet në këtë qendër janë shumë të mira, falë investimit të fundit të Komunës së Rahovecit.

Edhe koordinatorja, Alma Kryeziu ka konfirmuar se kjo qendër ka një infrastrukturë të duhur, e sidomos reparti i maternitetit.

Për më tepër, ajo ka numëruar shërbimet që jepen në këtë qendër.

Kryeziu ka thënë se brenda vitit rreth 6 mijë e 700 persona marrin shërbime në këtë qendër. /KANAL10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.