Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Davosi bashkon Lajçakun dhe Vuçiqin, diskutojnë “hapat e ardhshëm” në dialogun me Kosovën

Gazeta10
17 January 2024 - 19:37

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Davos-it, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidentin serb kishte një diskutim të rëndësishëm për hapat e ardhshëm në dialog.

“Kisha një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Republikës së Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.