Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përparim Rama reagon për rrëzimin e kulmit: Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi

Gazeta10
18 January 2024 - 19:10

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar në orët e mbrëmjes lidhur me rrëzimin e kulmit të ndërtesës së re të Komunës në Arbëri.

Një 23-vjeçare ka marrë lëndime të rënda nga çatia që e hodhën erërat në tokë.

“Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Të dashur qytetarë,

Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor.

Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë.

Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.