
Nënkryetarja e SBASHK-së Vjollca Shala në dokumentarin e realizuar në “Politiko” për pasojat pas liberalizimit të vizave në Kosovë, ka treguar se sa mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë.
Shala ka treguar se mbi 300 mësimdhënës kanë marrur pushim pa pagesë që nga momenti që ka ndodhur liberalizimi i vizave në Kosovë ku kjo situatë dëmton sistemin e arsimit në vendin tonë, raporton Gazeta10.
“Ende pa u bërë liberalizmi i vizave sipas informatave të cilat i kemi nga sidikata e niveleve komunale diku rreth 300 mësimdhënës apo edhe mbi 300 kanë bërë kërkesë për pushim pa pages qoft pushim 3 mujor apo 6 mujor dhe 1 vitë”, ka thënë ajo./Gazeta10/