Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksidenti në objektin e Komunës së re, Haradinaj: Jemi me Elzën dhe familjen Ujkani në këto momente aspak të lehta për ta

Gazeta10
19 January 2024 - 15:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit të djeshëm nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës ku si pasojë mbeti e lënduar Elëza Ujkani, motra e deputetes Fjolla Ujkani.

Haradinaj ka thënë se jemi bashkë me Elzën, deputeten Fjolla Ujkani dhe familjen Ujkani në këto momente të vështira, raporton Gazeta10.

“Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta. Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet nga aksidenti i djeshëm dhe ndërhyrjet e mjekëve tanë profesionistë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.