
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, me postim në Facebook tha se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave dhe se fëmijët duhet të fillojnë mësimin të hënën dhe se Qeverisë i takon vendimmarrja, raporton Gazeta10.
“Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë”, shkroi Tahiri në Facebook.
Postimi i plotë:
“Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.
Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.
Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.
Shiheni se si ka qenë qasja jonë.
Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë.”/Gazeta10.