Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në Shkup : S’është kollaj të normalizohen marrëdheniet me Serbinë, s’kemi të re nga dialogu

Gazeta10
22 January 2024 - 13:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media pas samtit “Ballkani Perëndimor takon BE-në” të mbajtur në Shkup, ka thënë se ai sa herë që i vjen mundësia kërkon që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë”, ka thënë Kurit

Ai ka theksuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdheniet me Serbinë, pasi sipas tij Serbia nuk e ka Demokracinë për qejf.

“Pasi ne jemi shtet normal e demokratik që duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me një shtet që nuk është demokratik, dhe sipas organizatave më prestigjioze ndërkombëtare vlerësohet regjim hibrid. Nuk duhet të penalizohemi’, ka thënë Kurti.

Nga Shkupi Kurti ka theksuar se aktualisht dialogu po zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve dhe se nuk ka diçka të re sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.