Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani kërkon sulmuesin Wilson

Gazeta10
22 January 2024 - 16:59

Skuadra e Milanit ka gjasa të mëdha ta bëjë një lëvizje befasuese deri në fund të këtij afati kalimtar. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Milanit pritet t’i bashkohet sulmuesi i Newcastle Unitedit, Callum Wilson.

Bëhet e ditur se klubet janë në negociata dhe marrëveshja për transferimin e sulmuesit 31-vjeçar mund të finalizohet brenda kësaj.

Milani ka ofruar rreth 20 milionë euro për Wilsonin, i cili aktualisht është i lënduar por ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.

Wilson ka shënuar tetë gola në 20 paraqitje këtë edicion për Newcastlen, ndërsa ka edhe nëntë ndeshje të luajtura dhe dy gola të realizuar me Anglinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.