Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventus planifikon transferimin e mesfushorit të Atalantas

Gazeta10
24 January 2024 - 13:23

Juventus po ndjek në mënyrë aktive blerjen e mesfushorit holandez, Teun Koopmeiners, sipas raportimeve nga Sky Italia.

‘Zonja e Vjetër’ synon të sigurojë shërbimet e 25-vjeçarit holandez në merkaton e ardhshme të transferimeve të verës.

Gjigantët italianë janë të përgatitur të bëjnë një ofertë të konsiderueshme prej 40 milionë eurosh për Atalantën për të sjellë Koopmeiners në skuadrën e tyre.

Koopmeiners ka kontratë me Atalantën deri në qershor të vitit 2027. Në sezonin aktual, ai ka shtatë gola dhe katër asistime në 26 paraqitje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.