Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorët evropianë në PDK, takohen me Memli Krasniqin

Gazeta10
24 January 2024 - 14:37

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në seli të partisë shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.

Krasniqi tha se me ambasadorët kanë diskuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Në takimin e përbashkët diskutuam për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë”, shkruan Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.