
Ish deputeti i Kosovës, Zafir Berisha ka thënë se beteja për të fituar pushtetin është njëjtë sikur në futboll minutat e para, kur luftojnë për të pasur topin.
Ai në emisionin “Politiko” e fton edhe Agim Bahtirin të jetë pjesë e Nisma-s, raporton Gazeta10.
“Agimi është sikur unë, e adhuron pushtetin por nuk është në pushtet”, tha Berisha.
Ndërsa Agim Bahtiri i është përgjigjur që ka shumë respekt për luftëtarët por që është i lumtur që është pjesë e Vetëvendosjes./Gazeta10